Mozzik dhe Loredana janë vendosur që qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tyre personale.
Pak kohë më parë, cifti konfirmuar se janë rikthyer bashkë, duke hedhur kështu pas krahëve mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin.
Dhe tani raportohet se dyshja e famshme, që janë prindër të një vajze kanë nisur bashkëjetesën në Gjermani.
Sipas një burimi për ‘News31’, Loredana dhe Mozzik po jetojnë së bashku.
Ndërkohë reperja ka publikuar në rrjetet sociale edhe foto ku shihet me unazën e martesës në gisht.
Dyshja asnjëherë nuk kanë folur për arsyet që cuan në ndarjen e tyre, madje në intervista të ndryshme, Mozzik deklaronte se nuk do kishte kurrë një rikthim mes tyre.
Megjithatë, vajza e tyre Hana, mund të jetë një prej arsyeve pse cifti reperëve u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit.