“Apokalipsa” është një këngë e re e shtuar në repertorin e artistit Genc Prelvukaj.
Ky i fundit sapo ka publikuar këngën e re njëherësh të katërtën nga albumi i ri “Gentivs II”.
Projekti vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, të cilën e ka shoqëruar edhe me tekst.
Tekstin dhe producimin e ka bërë vet artisti, ndërkohë që kjo u realizua në studion e tij “Black Fish Entertainment”.
“Premierë Apokalipsa. Është hera e parë gjatë karrierës që shkruaj një temë si kjo. Ju ftoj ta dëgjoni deri në fund. Kjo këngë po ashtu është pjesë e albumit ‘Gentivs II’. E keni në YouTube”, ka shkruar ai në pjesën e klipit të ndarë me fansat në Instagram.
Reagimet ishin të menjëhershme dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku e admiruesit e muzikës së 39 vjeçarit.