Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, e pagëzuan vajzën e tyre të parë me emrin Poem Blu, emër që ngriti pikëpyetje të mëdha tek publiku.
Një pjesë e ndjekësve u bënë kuriozë të mësonin kuptimin e emrit të të voglës së çiftit, e cila është kthyer në foshnjën më të komentuar të këtyre ditëve në media e rrjete sociale.
Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.
Siç të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të. Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar, siç është e vogla për ta.
Blu ka shpesh domethënien ‘dhuratë nga zoti’.
Poem Blu ishte kombinimi më i mirë i dy fjalëve domethënëse, për emrin e të voglës që sapo ka ardhur në jetë.