Ryva i është kthyer ‘dashurisë së parë’, aktrimit.
Ryva Kajtazi është emër shumë i dashur për publikun, e cila kohën e fundit ka qenë më pasive në profesion.
Gjatë kësaj periudhe, Ryva i është përkushtuar në maksimum familjes, por duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish skenës.

Kësaj radhe, ishte skena e aktrimit ajo që e mirëpriti artisten, për shfaqjen “Kush e solli Doruntinën?”.
Ryva dukej shumë e lumtur që kishte rastin të jetë pjesë e shfaqjes “Kush e solli Doruntinën?”, e cila u shfaq premierë në teatrin “Avdush Hasani”.
