Të infektuar me Covid-19, Princi dhe Princesha e Suedisë do të bëhen prindër për herë të tretë

Mediale Vip

Të infektuar me Covid-19, Princi dhe Princesha e Suedisë do të bëhen prindër për herë të tretë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Princeshë Sofia dhe Princi Carl Philip

Princesha e Suedisë, Sofia është shtatzënë dhe pret fëmijën e tretë. Por pak ditë më parë, familja mbretërore suedeze njoftoi se Princeshë Sofia dhe Princi Carl Philip ishin infektuar me Covid.

Nuk dihet ende gjinia e bebes që pritet të vijë në jetë, nëse do vijë një motër, apo një tjetër vëlla për dy djemtë e saj Gabriel dhe Alexander.

Gjatë pandemisë, Princesha Sofia bëri një kurs në internet për të qenë në gjendje të punonte si vullnetare në spital, duke dhënë ndihmën e saj.

Hera e fundit që Princ Carlos Felipe dhe Princeshë Sofia u panë së bashku në një ngjarje publike ishte në fund të Tetorit gjatë një vizite në provincën e Värmaland, ku u informuan për përpjekjet që janë bërë në zonë për t'u përballur me koronavirusin si dhe patën një takim me sipërmarrësit.

Kujtojmë se Princeshë Sofia është një nga femrat më të pëlqyera në vend. Ajo dhe Prince Carl Filipe janë martuar në 2015, ndërsa më parë ajo ka qenë modele dhe prezantuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat