Ylli i komedisë amerikane, Tina Fey, ka treguar se si kohë më parë “ia ka shpëtuar jetën një burri” në lumin Hudson në New York.
Duke folur për emisionin e Jimmy Fallonit të mërkurën, Fey ka thënë ta ketë dëgjuar dikë duke qarë dhe duke kërkuar ndihmë, e pas kësaj ajo e kishte thirrur policinë.
Kur policia mbërriti në vend të ngjarjes u kuptuan se burri kishte dalë nga kaikja e tij, pasi ajo ishte përmbysur. Fey ishte duke pirë kafe para shtëpisë, të cilën e kishte marrë me qira bashkë me familjen e saj, kur dëgjoi disa zëra.
“E dëgjova dikë teksa thërriste ‘ndihmë’”, ka kujtuar ajo, duke shtuar se fillimisht nuk ishte e sigurt nëse ishte njeri apo zog, derisa e nxori tërë familjen jashtë dhe edhe ata i dëgjuan zërat.
“Policët erdhën dhe pastaj, pas disa orësh, e kuptuam se një burrë kishte rrëshqitur nga kaikja në Hudson dhe ishte duke u mbytur”, ka shtuar ajo. “Ata e gjetën 1.5 kilometra në veri të lumit”.
Ylli i serialit “30 Rock” ka shtuar se burri nuk kishte pasur as lopatë e as diçka tjetër që do t’i ndihmonte të notonte.
“Ia shpëtova jetën një njeriu”, ka deklaruar ajo e lumtur. “Ai nuk e di, por ishim ne ata”.
Më pas Fey e vëri në pikëpyetje, me shaka, faktin pse askush nuk duhet të lundrojë me kaike nëpër atë rrjedhë të caktuar uji.
“Hudson?”, tha ajo. “Nuk është rrjedhë. Është si mi tualeti!”
Kjo gjë kishte ndodhur në fillim të këtij viti, mëngjesin e parë që aktorja amerikane e komedisë e kishte kaluar bashkë me familjen e saj jashtë qytetit.
Fey është krijuese dhe aktore në “30 Rock”, një serial i bazuar në përvojat e saj si tekstshkruese kryesore për emisionin “Saturday Night Live”. Ajo ishte në emision për ta promovuar filmin e animuar të zhanrit dramë-komedi Disney/Pixar, “Soul”.
Aktorja 50-vjeçare i ka thënë Fallonit se e ka blerë veturën e saj të parë gjatë izolimit të këtij viti, për t’iu shmangur transportit publik gjatë pandemisë.
Vajza e saj, buzëqesh ajo, e ka përshkruar zgjedhjen e saj “bazike” si “veturë Karen”. “Po ia vë emrin Karen. Askujt prej familjes sime nuk i duket qesharake që e kam emëruar një veturë”.