Ledri Vula falënderon publikisht ata që e uruan për vajzën.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha para pak ditësh u bënë prindër për herë të parë.
Çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Poem Blu, ndërsa kanë publikuar edhe imazhet e para të tyre.
Ledri pranoi komente të shumta, nga fansat, familjarët, miqtë e kolegët, të cilët e uronin për lindjen e vajzës.
I emocionuar, reperi, me anë të një postimi ka falënderuar gjithë ata që e uruan këto ditë.
“Gezimin per ardhjen ne jete te POEM BLU e keni ndare edhe ju te gjithe me mua me mesazhet dhe uratat si ne instagram ashtu edhe permes menyrave tjera. Ju falenderoj nga zemra per te gjitha fjalet e ngrohta qe i keni shkru, per cdo mendim te bukur qe e keni thurre, per cdo ndjenje qe na keni dhuru mua dhe Sares keto dite. Ju duam une, Sara dhe POEM BLU”, shkruan ai.