Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës

Mediale Vip

Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Mozzik

E vogla e Mozzik dhe Loredanës, Hana, feston sot 2-vjetorin e lindjes. E sigurisht nuk kishte se si në këtë ditë të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre të vetme. Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday”, shkruan reperi.

Tashmë Mozzik, Loredana dhe Hana po jetojnë ditët më të bukura si familje, pasi hodhën pas krahëve problemet e shkuara. Çifti i njohur i reperëve janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe madje thuhet se ata kanë nisur edhe të bashkëjetojnë në Gjermani.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Madje disa ditë më parë, Loredana u shfaq me një unazë martesë në gisht, gjë që i bëri fansat të dyshojnë se ajo mund të jetë martuar për herë të dytë me Mozzik, nëse mes tyre ka pasur një divorc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat