Divorci i çiftit të njohur të Hollywoodit, Tisha Campbell e Duane Martin më në fund është punë e kryer.
Tisha dhe Duane morën vulën e fundit të gjyqtarit në divorcin e tyre gjatë ditës së djeshme.
Gjykata, ka vendosur që asnjëra palë të mos marrë mbështetje financiare për fëmijët.
Sipas dokumenteve, Tishas i ka takuar një pronë me qira dhe një BMW 2020 me qira.
Duane duhet të jetojë me qira, ndërsa i ka takuar një Bentley i vitit 2014, skuter BMW-ja dhe një motor Kawasaki./