Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë nga e kaluara.
Një të tillë, reperi ferizajas e ka publikuar së fundmi në InstaStory, duke treguar një fotografi nga vitet 2005-2006, kur ai ishte në periudhën e adoleshencës.
Aso kohe, Getinjo ndodhej në shkollë të mesme, dhe dukej shumë ndryshe nga sa duket sot.
Ai e ka quajtur “origjinal” veten në këtë fotografi, pasi të njëjtën fjalë e ka vënë në mbishkrimin e imazhit.
Me siguri që në kohën kur është realizuar kjo fotografi, rep-artisti tani 30 vjeçar, nuk e ka menduar se një ditë do të gëzonte epitetin e një të famshmi.
Me kalimin e viteve, Getinjo filloi të merret me muzikë së bashku me të vëllain e tij, Mozzik, duke u bërë ndër reperët më me ndikim në estradën shqiptare.