Roberti publikoi bashkëpunimin e ri.
Robert Berisha muajt e fundit nuk kishte qenë shumë i angazhuar rreth projekteve muzikore.
Ai para pak kohe filloi me një emision televiziv, por nuk e la anash muzikën, pasi sapo ka publikuar këngën e re.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Gramoz Kozeli, kurse producent ishte Don Production.
Kënga “Kismet” ka për temë dashurinë dhe vjen plot ritëm në këtë fundvit, ndërsa njëherësh është dueti i parë mes Robertit dhe Adës.