Capital T ka njoftuar se në ditët e fundit të këtij viti vjen edhe një këngë e re nga ai.
Një prej artistëve që këtë vit punoi shumë rreth projekteve të reja muzikore është Capital T.
Ai gjatë këtij viti solli albumin “Skulpturë”, i cili u prit shumë mirë nga fansat, ndërsa edhe pas tij nuk u ndal me kaq.
Me anë të një postimi në Instagram, Capitali bëri të ditur se kënga e tij e fundit për këtë vit, do të lansohet javën e ardhshme.
“Kanga e fundit për sivjet #RRAFSH javen tjeter…”, ka shkruar ai.
Fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur Capital T kësaj radhe, për ta përmbyllur 2020-ën.