Lori Hoxha flet për jetën e Instagramit dhe atë jashtë tij: Fotot kur qaj i evitoj

Mediale Vip

Lori Hoxha flet për jetën e Instagramit dhe atë jashtë tij: Fotot kur qaj i evitoj

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Lori Hoxha

Lori Hoxha numëron rreth 900 mijë ndjekës në Instagram dhe rrjetet sociale duket se zënë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, por nuk është plotësisht kështu. Trashëgimtarja e Top Channel ka zbuluar në një intervistë për Top Albania Radio se Instagrami paraqet vetëm një pjesë të vogël të jetës së saj dhe se të pretendosh që dikush mund ta njohë nga Instagrami, është si të pretendosh që ke parë filmin pasi ke parë vetëm trailerin.

“Instagrami im është i vonuar (qesh). Unë çdo gjë e postoj më vonë, apo në radhën që më duhet ose leverdis për të treguar atë që dua të tregoj, apo nëse fotot më shkojnë me njëra-tjetrën. Fotot kur qaj nuk para më rrinë mirë me brandin që kam ndërtuar, kështu që i evitoj”, -është shprehur Lori.

Ajo ka folur edhe për jetën e saj jashtë Instagramit, duke zbuluar tre nga gjërat që e kanë shenjuar jetën e saj.

“Vdekja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakterin. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’, por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta, por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj te jeta përsëri, në një moment kur çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq s’e di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ia dal ta ndez lavatriçen edhe pa ndihmë. Kuptova, po ashtu, që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë,” -tha ajo.

Ndërsa pyetjes se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kthehej 10 vite mbrapa, Lori iu përgjigj se nuk do të ishte kthyer të jetonte në Shqipëri kur ishte 18 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat