Anxhelina Hadërgjonaj shënoi rikthimin e saj në muzikë pas shumë vitesh me një këngë të titulluar “Precious”. Kënga u prit shumë mirë në tregun shqiptar, por me sa kemi kuptuar qëllimet e Anxhelinës janë më të mëdha. Ajo synon tregun ndërkombëtar dhe duket se të gjithë janë në anën e saj për t’i dhënë mbështetjen që i duhet.
Fillimisht ishte Kim Kardashian, ndër personazhet më influencues me rreth 200 milionë ndjekës në Instagram, që e mbështeti publikisht Anxhelinën, duke postuar këngën “Precious”.
Ndërsa pas Kim-it, këngën e ka postuar edhe aktorja Shay Mitchell, e cila ka jo pak, por rreth 30 milionë ndjekës.
Me kaq shumë promovim, kënga e Anxhelinës e ka suksesin të garantuar.
