Këngëtarja e famshme Katy Perry ka lansuar albumin e saj EP, të titulluar “Cosmic Energy.
Anëtarja e jurisë në “American Idol” ka sjellë befasinë për fansat e saj pa paralajmërim, duke bashkangjitur gjashtë këngë në këtë EP.
Ky album përfshinë edhe disa nga këngët tashmë hite të artistes, si “E.T”, “Wide Awake”, dhe “Not the End of the World”.
Katy këtë vit është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën me emrin Daisy.