Rep-artisti i njohur, Buta, është ndër më të veçantit në tregun muzikor shqiptar.
Ai përmes rrjeteve sociale sjell imazhe të ndryshme, të realizuara në jetën e përditshme, përfshirë edhe në udhëtime.
Sidoqoftë kësaj, ani pse jemi në kohë të pandemisë globale, reperi kishte organizuar një koncert në qytetin e Shkodrës.
Lajmin e bëri të ditur vet Buta në një postim në rrjetin social Instagram, ku edhe u kërkoi falje fansave.
“Ju kërkoj falje fansave dhe stafit të klubit në Shkodër që nuk mbërrita për shkak të kohës së keqe dhe vonesës së madhe në kufi”, ka shkruar ai në përshkrim.
Ndërkaq, theksojmë se “Testom” është projekti tij i fundit, që erdhi në treg katër ditë më parë.