Arbenita Ismajli ka ndarë imazhin e ëmbël me Feron.
Në shtator të këtij viti, pa asnjë paralajmërim Fero u zhduk nga rrjetet sociale duke bërë merak fansat e tij.
U tha se ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat e tij mezi po i presin.
Madje u zbulua tashmë edhe emri e albumit të ri të Feros, i cili do të titullohet “Goat”.
Ndërsa ditën e sotme, Fero është rikthyer në Instagram pas një mungese të gjatë.
Ishte Arbenita ajo që zbuloi kthimin e Feros në rrjete sociale duke ndarë një imazh të ëmbël me të ku tha “Zemra ime është kthyer” duke iu referuar kthimit të tij në Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/19/auto_0381608402946.jpg)