Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, vazhdon të qëndroj në listën e më të kërkuarave për projektet muzikore.
Ajo që në paraqitjen e parë ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar që atëherë mijë fansa që e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, zeshkania ka paralajmëruar se nesër (e diel) do të lansojë këngën më të re.
“Mëkatare” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në platformat digjitale do të jetë në orën 12:00.
Lajmin për fansat ajo e ka bërë përmes disa imazheve atraktive, të shkëputura nga xhirimet e klipit.
Melinda shfaqet plot shik, teksa fustani i zi i theksonte tiparet trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.
Kujtojmë se “X5” është projekti saj i fundit, që erdhi si rrjedhojë e duetit me reperin e njohur, Gjiko.