Eva ka folur për Can Yaman.
Eva Murati është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Jeta profesionale dhe ajo private e saj ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave dhe publikut.
Kohë më parë, moderatorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me komentin që aktori i njohur i Turqisë, Can Jaman, i kishte kthyer në Instagram, prandaj të gjithë duan të dinë detaje më shumë rreth tyre dhe jo rrallë herë e pyesin Evën në Instagram.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit nëpërmjet Instastory-t, një prej tyre i ka shkruar: “Martesë dhe bebe me Can Yamanin?”. Eva është shprehur në kuadër të shakasë se nëse do ndodhte kjo fëmijët e tyre do fitonin llotarinë gjenetike.