Është treguar mjaft i kujdesshëm për ta ruajtur profilin e saj për një kohë të gjatë jashtë syrit kureshtar të publikut, por e ka shijuar në privatësi të plotë dashurinë me partneren e tij, me të cilin ka në plan të martohet. Vetëm pak kohë më parë, këngëtari i adhuruar i vajzave, ka pranuar publikisht se është në një lidhje, të cilën ka në plan ta kurorëzojë me martesë.
Sot, fare papritur, Shpat Kasapi ka prezantuar publikisht profilin e saj, madje edhe i ka bërë një premtim jo të vogël bukuroshes me të cilën ka vendosur të lidhë jetën.

Selvije Jao është brunia e bukur në krah të Shpatit, së cilës, publikisht ai i bën një premtim: “Premtoj që do të kujdesem për zemrën tënde dhe do ta ruaj me dashuri”
Nuk dihen ende planet e afërta të këngëtarit të njohur, por me siguri, viti i ardhshëm do të sjellë një status të ri në jetën e tij. Urime Shpatit dhe Selvijes!