Ellen DeGeneres ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19, shkruan The News.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19.
Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese.
“Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen në videon e saj.
Së fundmi, DeGeneres u fotografua jashtë shtëpisë së saj pa maskë. Ajo ka dalë nga shtëpia vetëm nëntë ditë pasi ajo doli pozitive në testin ndaj Covid-19.
