Meghan Markle ka paditur paparacin e agjensionit britanik.
Dy agjencitë, Splash News dhe Picture Agency, janë përballur në gjykatë me akuzat e Meghan Markle, pasi kishin shkrepur foto të familjes në brendësi të pronës së tyre.
Agjencitë publikuan në rrjet foto të vogëlushit të Meghan dhe Harry-t, Archie Harrison dhe kjo e shqetësoi pamasë dukën dhe dukeshën.
Kështu, ata morën masa ligjore pas shkrepjes së fotove.
“Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.”- thuhet në një deklaratë në gjykatë, sipas “The Guardian”.
“Kjo zgjidhje është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme, invazive dhe ndërhyrëse e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu siç do bëntë çdo familje”.- ka thënë një zëdhënës i kompanisë ligjore që Meghan dhe Harry ndjekin.