Aktori i njohur Zac Efron po shijon një romancë të re dhe dalëngadalë duhet se po i thotë “lamtumirë” beqarisë.
Ai është arratisur drejt Australisë me dashurinë e tij të jetës, ndaj “shtëpia e beqarit” duket se nuk i hyn më në punë.
Për këtë arsye, Efron ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles.
Aktori e bleu këtë shtëpi për 5.8 milion dollarë, ndërsa vlera e saj ka shkuar tashmë 7.8 milion dollarë.
Vila trekatëshe ka shumë dhoma dhe një pishinë rrethore.