Ajo ka ditur t'i rezistojë kohës, e mjaft e zgjuar në menaxhimin e famës së saj që nga koha kur ishte thjesht një vajzë e bukur e pasarelave. Por sot ajo mund të themi me plot siguri është femra më e komentuar e show-bizit, e dikush mund ta quaj biznes-women, e dikush femër me klas e elegancë, ajo Arbnora Ademaj mbetet më IN jo vetëm e këtij viti por edhe e këtyre ditëve të fundit të vitit 2020.
E bukura shqiptare sapo ka publikuar disa super foto, me një fustan të kuq që ka lënë të gjithë me gojë hapur në këto ditë në prag festash. E kuqe si zjarr por mjaft elegante e me shije vjen ajo para aparatin të mjeshtrit fotografit Jeton Bylykbashi, e ku janë për momentin fotot më të klikuara e të komentuara pozitivisht në mediat sociale.
Vajza e njohur e botës së televizionit ishte pak ditë më parë në Stamboll, ku është parë me emra të njohur të kinematografisë turke, e si duket do ta shohim të bërë realitet lajmet që qarkulluan se ajo do të jetë pjesë e ndonjë telenovele turke.BS.

