Labinot Tahiri ka dhuruar dy aparatura për furnizim me oksigjen në Skënderaj.
Pandemia COVID-19 solli vështirësi edhe për stafin mjekësor në spitalet e Kosovës
Kjo për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore, e ndër to kishte edhe mungesë të oksigjenit, andaj Labinot Tahiri ka ditë që ka nisë iniciativë për sigurimin e tij.
Fondacioni i tij po dhuron në qytete të ndryshme aparatura që ndihmojnë për furnizim me oksigjen.
Së fundi, Labi ishte për vizitë më qytetin e Skënderajt, ku dhuroi dy aparatura për prodhimin e oksigjenit.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Të dashur qytetarë, edhe sot vazhduam me aksionin tonë, duke i’a dhuruar qytetit të Skenderajt, QKM-f dy aparatura për prodhimin e Oksigjenit!
Dua ta falenderoj kreytarin e nderuar z Bekim Jashari dhe drejtorin e kēsaj klinike për pritjen që na e bën!
Uroj që lehtesirat do të janë në vazhdimsi për shqetsimin e mjekëve aty ku mungon OKSIGJENI!
Nga dita e parë e deri mē sot kam qenë dhe jemi aktiv për shëndetin e qytetarëve, pamvaresisht se nga cilat semundje vuajnë.
Këto aparatura duhen edhe pas pandemise , sepse këto prodhojnë dhe sigurojnë OKSIGJEN.
Falenderojmë ordinancên Stomatologjike DENT FIX, dr Fehim Haliti për dhurimin e këtij donacioni, ku sot u dhuruan përmes fondacionit tonë!
Vazhdojmë…..!
Labi Kosovë e Shqipërisë!”.