Pasditen e sotme, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Kleoniki Delijorgji, e cila i ka munguar prej disa kohësh Shqipërisë. Miss Shqipëria 2012, tashmë ka vendosur t’i dedikohet muzikës.
Prej 3-vjetësh qëndrim në Londër, Kleoniki Delijorgji i është dedikuar plotësisht muzikës. Dje, ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Purify’ dhe shprehet se do sjellë dhe shumë projekte të reja në vazhdim.
Ajo ka treguar edhe arsyen pse e fshiu videoklipin qe kishte publikuar me Alban Ramosaj më 14 shkurt, për Shën Valentinin. Ata zyrtarizuan edhe lidhjen e tyre me këtë videoklip, ku kishte skena të nxehta dhe puthje pasionante. Arsyen e fshirjes së kësaj kënge, Kleoniki e shpjegon:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/23/auto_-640-0-5fe24a01cd74e1608704570.png)
Është fshirë, sepse, në fakt, atë këngën e kemi krijuar me shumë dashuri dhe ishte shumë e bukur si fillim, por ngaqë unë kisha shumë ankth për të dalë si këngëtare në publik dhe jam munduar ta komercializoj shumë si këngë dhe e kam prishur gjatë procesit të bërjes dhe gjithë njerëzit që e kanë dëgjuar në fillim, janë mërzitur kur e kanë parë rezultatin sepse i ka pëlqyer shumë në fillim dhe pastaj, thjesht ndihej i gjithë tensioni dhe puna që është hedhur, edhe klipi nuk më përfaqësonte mua si person, nuk është realizuar ashtu siç unë do doja, unë jam shumë perfeksioniste edhe e kam bërë me shumë shpejtësi thjesht se isha shumë e fiksuar se do e nxjerr në datën 14 shkurt. Ishin shumë gjëra bashkë që më bënë të them "ok, do filloj nga e para".