Dy javë më parë, moderatorja Ellen DeGeneres njoftoi përmes rrjeteve sociale se ishte infektuar me Covid-19.
Moderatorja u izolua në shtëpi dhe i mbajti të informuar fansat mbi gjendjen e saj.
Madje pak ditë më parë, Ellen tregoi se kishte patur një dhimbje torturuese shpine, që nuk e dinte se ishte simptomë e Covidit.
Së fundmi, moderatorja ka dalë nga karantina dhe është fotografuar nga paparacët në një parking.
Ellen e kishte ulur maskën, duke mos zbatuar kështu rregullat, ndonëse pranë saj nuk kishte njeri.
Burime për HollywoodLife treguan se ajo po testohet rregullisht, megjithatë me veprimin e fundit ka ngjallur shumë kritika.