Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 vijon të rritet çdo ditë e më shumë e bashkë me të dhe numri i personave që shtrohen në spitale për një trajtim më të specializuar.
Ditën e sotme është shtruar me urgjencë në spitalin Infektiv këngëtari me origjinë nga Shkodra, Bujar Qamili.
Mësohet se gjendja shëndetësore e këngëtarit është e rënduar pasi prej ditësh është i infektuuar me Covid-19.
Ndërkohë kujtojmë se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.