Pas mbarimit të festivalit të fundvitit nuk kanë munguar si çdo herë tjetër edhe reagimet e qëndrimet e ndryshme të pjesëmarrësve apo ndjekësve, të cilët do të gjejnë gjithmonë diçka me të cilën nuk dakortësojnë apo nuk pëlqejnë.
Edhe Rosela Gjylebegu ka publikuar një shprehje në llogarinë e saj, krah së cilës ka falenderuar dhe ata që e kanë mbështetur, e duke treguar hapur mospëlqimin e saj.
“Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”, ka qenë kjo shprehja që Rosela ka ndarë shoqëruar me: “Faleminderit të gjithëve ju për përkrahjen tuaj”.
Si asnjëherë tjetër këngëtarët e njohur kanë përshëndetur fitoren e Anxhelës, duke ndarë në rrjet urimet për këngën fituese. Por Rosela ka ndarë vargjet e Dritëroit, një lëvizje jo dhe aq elegante për këngëtaren që vazhdon të njihet si Rosela e “Etheve” dhe dy dekada pas spektaklit ku doli për herë të parë dhe jo për hite në vijim.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/24/auto_8091C7E8-FBF7-4170-879B-7616190C73DC-300x3801608814230.jpeg)