Ditëlindja nuk mund ta gjente më mirë se kaq këngëtaren kosovare, Dhurata Dora e cila feston sot dy momente të lumtura.
“Ditëlindja nuk mund të më gjente më mirë se kaq. 1 milion gati me ‘Harrom’, një nga këngët e mia më të dashura. Faleminderit për të gjithë suportin e pakushtëzuar. Nuk do ju lë asnjëherë poshtë dhe do punoj gjithmonë fort. Faleminderit”, ka shkruar Dhurata krah fotove të fundit, ku nuk ka fshehur lumturinë e suksesit të projektit më të fundit muzikor, i cili u publikua vetëm disa orë më parë.
Epo duket se Dhurata e ka marrë dhuratën më të shtrenjtë.
Ndonëse ndjekësit do të jenë përherë shumë kuriozë se çfarë tjetër do të mbërrijë në adresën e këngëtares qe me projektin e fundit kërkon ta harrojnë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/24/auto_A6CFC2A6-F545-4097-8E9C-9BBD660A8F4E-229x4001608821750.jpeg)