Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës”.
Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”.
Të shumtë kanë qenë artistët pjesëmarrës në festival, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e juries.
E para që reagoi kundër fitores së Anxhelës ishte, Enxhi Nasufi, e cila edhe para disa kohësh u shpreh se ishte vetë Peristeri që i përhapi lajmet e rreme për fitore disa muaj më parë.
Gjithashtu edhe Rosela Gjylbegu shprehu hapur pakënaqësitë e saj për festivalin.
Mbrëmjen e sotme, Anxhela ka reaguar me anë të një postim në Instagram, duke injoruar të gjithë kritikat që ka marrë.