Konkurrentja e ‘Love Story’ pranon ndërhyrjet që ka bërë në pamjen e saj

Mediale Vip

Konkurrentja e ‘Love Story’ pranon ndërhyrjet që ka bërë në pamjen e saj

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:52
Flavia

Disa prej vajzave të ‘Love Story’ i kanë pranuar që në fillim të spektaklit ndërhyrjet që kanë bërë. Ndërsa Flavia, një prej konkurrenteve, foli sot për herë të parë, për ndryshimet në pamjen e saj.

E pyetur në ‘Daily Love Story’ se çfarë do të donte të ndryshonte në pamjen e saj, Flavia u shpreh shkurt dhe qartë se ato që ka dashur i ka ndryshuar.

“Çfarë kam dashur, i kam ndryshuar... [Kam bërë] Pak buzën e lartme dhe pak hundën. Ndërsa do të doja të ndryshoja diçka te dhëmbët. Më pëlqejnë shumë kështu siç i kam, i kam pak si kataroshë, por nuk e di pse më pëlqejnë shumë. Por do t’i bëj që t’i kem të gjitha gjërat në rregull”, -u shpreh Flavia.

Ndërsa kur u pyet për frikën e saj më të madhe, Flavia tha se ishte vetmia, pasi është njeri që pëlqen të ketë shumë njerëz përreth.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat