“Pa ty ekzistenca ime do të ishte e kotë”

Mediale Vip

“Pa ty ekzistenca ime do të ishte e kotë”

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Jonida Maliqi

Si sot para 9 viteve, Jonida Maliqi priti fëmijën e saj të parë. Këngëtarja u bekua me një djalë, të quajtur Dan, i cili padyshim i ka zbukuruar gjithë jetën. I vetmi dhe i vogli i Jonidës feston sot 9 vite jetë dhe nuk kishte si të mungonte një urim emocionues nga këngëtarja për të.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se në qendër të pemës së Krishtlindjes ka vendosur një fotografi të Danit. Ai është personi më i rëndësishëm në jetën e Jonidës dhe sigurisht që meriton edhe vendin kryesor kudo.

“Ti je dhurata me çmuar qe me bekoi Zoti, nuk e ke idene se sa te dua dhe se pa ty ekzistenca ime do te ishte e kote. Qe kur u bere pjese e jetes sime ndjej me fort lumturine, friken, dashurine e dhimbjen. Jeta ime me kalon para syve si nje film me metrazh te shkurter per cdo vit te ditelindjes tende. Te dua drita e syve te mi!”, ka shkruar këngëtarja.

Dani ka ardhur në jetë nga martesa e Jonida Maliqit me ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin. E ftuar para disa javësh në “E diela shqiptare”, këngëtarja tregoi se për të ka qenë vërtetë një sfidë e madhe, që të rriste një fëmijë e vetme pas divorcit. Megjithatë ajo ia ka dalë mbanë më së miri dhe sot është një nënë e lumtur me vogëlushin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat