Këngëtari Genc Prelvukaj me anë të një postimi, ka uruar besimtarët e krishter me rastin e Krishtlindjes.
Në urimin e tij, Genci thotë se është shqiptar me rrënjë, me emër ilir e mbiemër katolik, por që rrjedh nga një familje islame.
“Unë shqiptar në rrënjë, me emër ilir e mbiemër katolik, nga një familje me besim islam, ju uroj vëllëzerve të mi shqiptarë të besimit të krishterê Krishtlindjen. Mbaresi, shëndet dhe ditë të bardha.
Madhështia e shoqërisë tonë është respektimi i diversiteteve dhe unifikimi rreth ndjenjës kombëtare. Një vlerë e trashëguar që duhet ta mbrojmë me çdo kusht.
Gezuar”, shkruan ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/24/auto_m31608850017.jpg)