Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili, ka ndarë me ndjekësit një imazh atraktiv në rrjete sociale.
Përmes asaj fotografie, artistja shfrytëzoi rastin që t’i urojë gjithë besimtarët katolik me rastin e Krishtlindjes.
Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku dukej shumë joshëse e veshur me një fustan elegant.
“Urime Krishtlindjet! Diçka e bukur është duke ardhur”, ishte mbishkrimi që këngëtarja ia la fotografisë.
Ndryshe, Adelina prej kohësh nuk është shumë aktive me projekte muzikore, por së fundi është e angazhuar në moderim.