Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë në mesin e personave që këto Krishtlindje dhe Vit të Ri e festojnë si prindër e sigurisht emocionet dhe atmosfera ndihet më shumë tek ta.
Pak javë më parë super modelja ndau disa foto me të bijën në Instagram duke na treguar edhe dekorimet në shtëpinë e tyre.
Por si e kaluan mbrëmjen e djeshme familja e bukur? Gigi na e ka shuar të gjithëve kuriozitetin, duke publikuar foto e video nga darka e tyre në Instastory.
Në tryezën e tyre mbizotërojnë gatime e ëmbëlsira tradicionale të kësaj feste, teksa ajo nuk na ka treguar nëse kanë qenë vetëm të tre apo kanë patur edhe të ftuar.
Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.
Deri tani nuk dihet ende emri i të voglës, ndonëse teori të ndryshme dalin çdo ditë. Asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar deri tani.
Disa javë më parë u raportua se Taylor Swift mund të ketë zbuluar emrin e të voglës, e cila sipas teorisë quhet ‘Dorothea’.