“Jemi së bashku në këtë”, Dua Lipa me mesazh motivues për festat e fundvitit

Mediale Vip

“Jemi së bashku në këtë”, Dua Lipa me mesazh motivues për festat e fundvitit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:52
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me anë të një postimi në Instagram, ka disa fjalë motivuese për ndjekësit.

Meqë na ndajnë pak ditë nga viti i ri, Dua thotë se ky vit ishte i vështirë për të gjithë dhe se kishte nga ata që pësuan edhe humbje.

Këngëtarja shton se e rëndësishme në këtë kohë është të dhuroni sa më shumë dashuri dhe të kontaktoni më të dashurit e juaj.

“Festat nuk janë gjithmonë të lumtura për të gjithë dhe veçanërisht gjatë këtij viti të vështirë është kaq e rëndësishme të kontaktoni me miqtë tuaj, familjen dhe veçanërisht ata që mund ta festojnë atë larg nga të dashurit e tyre këtë vit ose ata që kanë pësuar humbje. Dërgoni dashuri. Kontaktoni. Duhen vetëm disa momente nga dita juaj. Zemra ime me të gjithë ju ndërsa shohim fundin e këtij viti dhe ndërsa parashikojmë vitin e ri. Jemi në këtë së bashku.  Gëzuar Krishtlindjen. Ju dua x Dua”, shkruan ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat