Nicki Minaj zgjodhi kreacionet e këngëtares shqiptare për fotosesionin e ri.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj kohën e fundit i ka hyrë edhe biznesit.
Artistja ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë dhe pikërisht një veshje nga kreacionet e saj e zgjodhi së fundi një artiste e njohur.
Bëhet fjalë për reperen me famë botërore, Nicki Minaj, e cila zgjodhi të vesh një fustan të bardhë me dizajne të veçanta.
Në fotografinë që e ndau me ndjekësit, Minaj u shfaq krah partnerit të saj, teksa pozonin pranë pemës së Vitit të Ri.
Pasi i pa këto fotografi, Albëria u shpreh e lumtur që kreacioni i saj vishet nga një emër i njohur.