Rina tregon se çfarë mesazhi ka ndarë me Sin Boy herën e fundit.
Një nga çiftet më të komentuara në estradë, janë Sin Boy dhe Rina Balaj.
Dyshja ndajnë kohë pas kohe imazhe së bashku, teksa bashkëpunojnë vazhdimisht për projektet muzikore.
Së fundi, një prej ndjekësve i kërkoi reperes që ta publikojë bisedën e fundit me Sin Boy dhe ajo nuk hezitoi.
Rina publikoi një ‘meme’ që ia kishte dërguar Sin Boy, ku thotë se çfarë nëse arinjtë do ishin grabitqarë të rrezikshëm.
Kujtojmë se “Zjarr”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, ndërsa po punon për këngët e reja.