Capital T e uroi Anxhelën dhe i tha diçka lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.
Anxhela Peristeri është zgjedhur fituese e edicionit të ’59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Këngëtarja, ka pranuar urime të shumta nga fansat e saj, ndërsa nuk munguan as urimet e kolegëve.
Prej tyre, reperi Capital T ndau me ndjekësit një fotografi të Anxhelës në Instagram dhe shkruan “Urime Anxhela Peristeri, vazhdo dhe na përfaqëso mirë”.
Ndryshe, kënga me të cilën do të garojë Shqipëria në Eurovision titullon “Karma”, por nuk dihet nëse do të realizohet në tjetër version.