Tenori Ramë Lahaj emocionoi të gjithë me paraqitjen në Festivalin e Këngës në RTSH.
Të mërkurën (23 dhjetor), u mbajt finalja e Festivalit të Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar.
Kësaj radhe, ky festival u mbajt në ambient të hapur, ndërsa nuk kanë munguar as të ftuarit dhe befasitë këtë mbrëmje.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe tenori Ramë Lahaj, i cili përmes një performance rrëqethëse, përkujtoi artistët e mëdhenj që i humbëm këtë vit.
“Homazh, ikonave të muzikës shqiptare me rastin e Festivalit të 50-të në RTSH”, shkruan Lahaj, teksa këndoi disa vepra të tyre.
Me një postim, në Instagram, ka uruar të gjithë me rastin e festave të fundvitit, teksa nuk harron t’i përmend ata që i humbëm në këtë vit të vështirë.
“Me shpresën që viti që po vjen, do të jetë vit i bekuar për të gjithë ne, ju uroj nga zemra Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me këtë homazh kushtuar ikonave të muzikës shqipe”, shkruan ndër të tjera tenori.