4 vite pas vdekjes; i biri Bojken Lako përkujton kolosin Bujar Lako

Mediale Vip

4 vite pas vdekjes; i biri Bojken Lako përkujton kolosin Bujar Lako

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 12:46
Bojken Lako

Më 26 dhjetor 2016 arti shqiptar humbi një kolos të kinematografisë. Bujar Lako ose siç rrethi i ngushtë i thërrisnin u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare si shkak i një ataku kardiak!

I biri kantautori i njohur Bojken Lako ka përkujtuar të atin këtë mëngjes nëpërmjet një galerie fotosh nga rolet e shumta gjatë karrierës brilante të Lakos

“Përgjithmonë Bujo”; shkruan Bojken përbri fotove!

Bujo, siç e thërrisnin kolegët, prej 4 vitesh do u mungojë familjarëve, të afërmve, miqve, por do të mbetet gjallë për publikun përmes roleve të pavdekshëm të Halit Beratit tek “Gjeneral Gramafoni”, Gjenerali tek filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, komandanti i bazës tek filmi ‘Ballë për Ballë’.

Përveç roleve në filma, Bujar Lako ishte aktiv në teatër me role të ndryshme. Kohët e fundit ka qenë i aktivizuar në Teatrin Kombëtar, pavaresisht se kishte dale në pension.

“Patriark” të skenës e quan regjisori Laert Vasili, i cili punoi muajt e fundit me Bujon për pjesën ‘Kush e solli Doruntinën’.
Familja e tij rriti në gjirin e saj dhe një artist tjetër. Bojken Lako i biri është i njohur në skenën e muzikës shqiptare, në rrymën rock.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Boiken Lako (@bojkenlako)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat