Celine Dion ka publikuar fotografi përkrah 3 djemve të saj.
52-vjeçarja, ikona e Titanikut, ka publikuar një fotografi të rrallë pasi nuk parapëlqen të publikoj shumë fotografi private. Bashkë me 3 djemtë e saj, Rene Charles 19-vjeç, dhe binjakët Nelson dhe Eddy 10-vjeçarë, Dion duket shumë e lumtur.
Në fotografi kanë përzgjedhur të vishen të gjithë me pizhame të njëjta.
“Shpresoj që festat e fundvitit t’ju sjellin dashuri, paqe dhe shëndet të mirë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.