Sara Hoxha është mjaft aktive në rrjete sociale.
Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë bërë së fundmi prindër të një vajze.
Tashmë emri i vajzës së tyre u bë i ditur dhe publikut po i pëlqen mjaft shumë, Poem Blu dhe Ledrin jo rrallë herë po i shohim duke fjetur gjumë së bashku.
Ndërsa kështu ndodhi edhe sot, Sara publikoi një fotografi mjaft të ëmbël ku shihet vajza në gjumë të thellë por më shumë se Poema duket se ai që po shijon gjumin është Ledri.
“Dje, dje, dje kur jam çu në mëngjes jam konn vet në shtrat, ça thu o bab?”, shkroi Sara me humor si përshkrim të Instastoryt.