Kanye West suprizon fansat me lansimin e mini-albumit

Mediale Vip

Kanye West suprizon fansat me lansimin e mini-albumit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Kanye West

Rep-artisti i njohur, Kanye West, i është rikthyer sërish industrisë muzikore.

Përkundër faktit se ka qenë i angazhuar në kandidaturën për president në Amerikë, duket se reperi ka punuar edhe në këngë, shkruan Mirror.

43-vjeçari në ditën e Krishtlindjeve zgjodhi të surprizojë fansat me mini-albumin e ri, që përmban pesë këngë.

“Emmanuel” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në librat fetarë do të thotë që ‘Zoti është me ne”.

Mini-albumi ka pesë këngë, me titull: “Requiem Aeternam”, “O Mira Nox”, “O Magnum Mysterium”, “Puer” dhe “Gloria” dhe janë në dispozicion përmes Spotify dhe Apple Music.

Vitin e kaluar, Kanye lansoi “Jesus is Born” në po të njëjtën mënyrë, që arriti më pas të thyej rekorde të shumta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat