Dhurata Dora ka ndarë imazhe të reja me fansat.
Para disa ditësh Dhurata Dora ishte ajo që solli projektin e ri muzikor.
Kënga u pëlqye menjëherë pas publikimit dhe si duket Dhurata dëshiron t`i pyes fansat se apo vazhdojnë të dëgjojnë ende “Harrom”.
Përmes disa fotografive të publikuara ku këngëtarja shihej në prapaskena të klipit muzikor, ajo pyeti se kush po e pëlqente këngën e re.
“Kush po e pëlqen ‘Harrom’?”, shkroi Dhurata në mbishkrimin e imazheve të postuara në llogarinë e Instagramit.
Projekti i ri muzikor grumbulloi 2.5 milionë klikime 4 ditë pas lansimit në tregun muzikor.