Çdo kush kur e ka parë mezi e ka njohur dhe ka mbetur gojëhapur me ndryshimin e saj.
Është fjala për moderatoren më të ndjekur Blerona Zeqirin, e cila për një kohë shumë të shkurtër ka arritur ti largojë kilogramët e tepërt.
Moderatorja pa pikë paralajmërimi është paraqitur në televizion, me linjat krejtësisht ndryshe dhe më në top formë.

Transformimi i saj po aq sa ishte i papritur ishte edhe shumë i çuditshëm sepse erdhi e tillë në kohën kur askush nuk e kishte menduar.
Nga kjo kanë dalur shumë pyetje e mendime se si erdhi deri në këtë gjendje dhe cili ka qenë sekreti i këtyre linjave që ka bërë.
E, kjo punë të ëmblës Bleronë nuk i kanë ikur, andaj duke menduar dhe këtë herë për juve, ajo vjen me zbulimin e sekretit ekskluzivisht për ju gjatë emisionit të saj “1 kafe prëj shpisë”.