Moderatorja Nevina Shtylla e ftuar në një emision televiziv ka rrëfyer se në kohën kur është bërë e njohur është bullizuar nga nxënësit e shkollës por edhe nga mësueset.
Sipas saj, periudha e e gjimnazit ka qenë e vështirë sepse kishte trysni nga mësueset aq sa ka dashur të braktisë shkollën.
“Do kujtoj një periudhë të vështirë sepse isha edhe në moshë shumë shumë të vogël. Çohesha me zor për të ikur në gjimnaz, e kisha shumë të vështirë çdo ditë. Mundohesha t’ia shpjegoja dhe prindërve. Ndoshta me këtë tipin tim të rezervuar nuk jam shprehur aq sa duhet, por realisht e kam superuar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.
Kam patur një lloj trysnie nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha absolutisht. Po sikur po ta vunë shënjestrën, gati gati ta nxijnë jetën, mund të kalojë edhe në bullizëm. Ndoshta nuk arrijnë ta perceptojnë se çfarë bëjnë realisht, por që duhet të jenë me të vërtetë shumë të kujdesshme”, ka rrëfyer ajo.