Saga ligjore mes Cardi B dhe ish-menaxheri i saj, Shaft ka përfunduar. Reperja ka zgjidhur kontestin pasi ishte paditur para dy vitesh dhe i kërkoheshin 10 milionë dollarë në gjykatë.
Shaft pretendonte se ishte injoruar nga këngëtarja pasi e kishte bërë atë të famshme.
Ndërkaq Cardi B e akuzonte atë se ka tentuar të kontrollonte tërësisht jetën e saj, madje edhe privatësinë. Mes dyshes ka patur një pajtim në gjyq, por që nuk janë bërë të ditura detajet.
“Më në fund jam e lirë” ka shkruar këngëtarja në reagim.