Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora ishte një prej të ftuarave të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.
Gjatë sfidës së famshme “Haje ose thuaje”, ajo u vendos përballë një pyetjeje pikante.
Asaj iu kërkua të tregonte nëse ndonjë nga meshkujt VIP të ftuar në emisionin e saj, e kishte ngacmuar.
Për herë të parë për publikun, Fjodora Fjora rrëfeu historinë me artistin e famshëm Goran Bregovic.
Gazetarja tregoi se Goran jo vetëm që e kishte ngacmuar, por e kishte ftuar edhe të jetonin së bashku në Amerikë.
Megjithatë, Fjodora e kishte refuzuar.
“Kam patur histori shumë të bukur. Goran Bregović, jo vetëm që më gjuajtur, por më tha të jetoja me të në Amerikë, por e refuzova.”- tregoi ajo gjatë lojës.